Presidenti Ilir Meta ka takuar të mërkurën ish-Kryeministrin e Italisë, Romano Prodi.
“
Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë”
, shkroi Meta në një postim në rrjetet sociale.
Kreu i shtetit e ka gjetur si shumë të drejtë propozimin e Prodit për ndërtimin e një simboli të turizmit shqiptar.
“I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, tha Meta. /tvklan.al