Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy.
Osmani-Lammy u takuan gjatë samitit të NATO-s në SHBA.
Në një postim në rrjetin social X, Presidentja Osmani ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në detyrën e re.
“Britania e Madhe mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani.
/tvklan.al