Ekspertët: Shtimi i borxhit i pashmangshëm, kujdes ku merret
Situata ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 është duke rritur presionet mbi qeveritë për të shtuar borxhin publik, në kushtet e rritjes së papunësisë, trajtimit financiar të individëve dhe bizneseve dhe tkurrjes së të ardhurave në buxhet.
Për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, rritja e huamarrjes në këto momente është e pashmangshme, ndërsa vetë qeveria ka pranuar në aktin normativ të buxhetit të shtojë defiçitin dhe të rrisë në 68.8% borxhin.
Në këto momente ekspertët bëjnë thirrje që qeveria të tregojë kujdes se ku është duke marrë borxh, ndërsa e shohin si pozitive financimin e kërkuar te FMN. Qeveria do të emetojë këtë vit një Eurobond me vlerë 600 milion euro.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh si mënyrën e duhur rritjen e huamarrjes, në mënyrë që të mos preken planet kryesore të investimit të qeverisë, si rindërtimi apo investimet e tjera publike.
Tv Klan