Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në eventin e Lojrave Invictus

Pas paraqitjes së tyre në Samitin e “One  Young World” në Britani, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë udhëtuar së fundmi drejt  Gjermanisë, për të marrë pjesë në eventin e Lojërave Invictus.

Lojërat Invictus janë një ngjarje shumë-sportive, e krijuar në vitin 2014 nga Princi Harry , në të cilën marrin pjesë veteranët e forcave të armatosura, të plagosur ose të sëmurë.

Dukesha e Sussex  u shfaq mjaft elegante, e veshur me një  kanatjere të bardhë dhe një palë pantallona bezhë, kremi. Me flokët e kapura topuz , Meghan e kompletoi look-un e saj me një make up natyral. Ndërsa Harry zgjodhi një kostum gri të çelur të cilin e kombinoi me një këmishë të bardhë.

Thuhet se çifti mbretëror do të qëndrojnë në Gjermani deri më fundjavë, dhe me pas ata do të kthehen në Londër, për çmimet vjetore,  Well cajlld Harry.

Klan News