Keshilli-BashkiakMe votat e maxhorancës dhe abstenim të opozitës, buxheti i Tiranës për vitit 2014, ka kaluar duke shkëputur prej tij fondin prej 580 milion lekësh, që ishte i përcaktuar për shpronësime, në realizimin e projektit të zgjatimit të bulevardit, rehabilitimit të lumit të Tiranës dhe zgjerimin e varrezave publike. Bazuar në shkresën e Prefektit, këshilltarët e majtë propozuan heqjen e zërit të shpronësimeve nga buxheti i vitit 2014, ndërsa rivotuan pjesën tjetër të buxhetit.

Këshilltarët e djathtë nuk e votuan këtë propozim, nën argumentin se buxheti nuk mund të qëndrojë nëse shkëputen prej tij pjesë dhe se për më tepër ata e kanë votuar më herët buxhetin e 2014, buxhet i cili ka marrë edhe konfirmimin ligjor të Prefektit të Tiranës.

Kundër këtij propozimi ishin edhe disa prej këshilltarëve të majtë, të cilët binin dakort me propozimet opozitës, për marrjen në konsideratë të buxhetit të miratura ndërsa bëhen rregullimet e shifrave të shpronsimeve të kërkuara edhe nga Prefekti.

Propozimi i maxhoranës dhe i miratuar prej tyre, me herët u hodh poshtë nga nënkryetari i Bashkisë Tiranë, i cili argumentoi se ndërhyrjet në buxhet janë vëtëm atribut i administratës së Bashkisë.

Por nuk kanë shërbyer për asgjë 4 orë debate mes këshilltarëve të majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak, sepse kryeqyteti do të mbetet sërish pa buxhet, sepse opozita tashmë e konsideron të rrëzuar buxhetin e 2014, i cili u miratua me konsensur në 26 shkurt të 2014.

TV KLAN