Një turmë e madhe tifozësh priti Atalantën me flamuj dhe pankarta në aeroportin e Bergamos në kthimin e tyre nga Dublini, ku ata fituan Ligën e Europës, duke mundur 3-0 Bajer Leverkusen.


Rreth një mijë fansa ishin të pranishëm në aeroport, ku përshëndetën Gjimshitin me shokë dhe i falënderuan për këtë arritje të madhe.

Pasi lojtarët ngritën kupën dhe ua treguan tifozëve, me autobus u nisën drejt selisë qendrore të Zingonias, ku i prisnin edhe qindra të tjerë për të festuar.

Jashtë autobusit u krijua një kordon për t’i dhënë mundësi ekipit dhe trajnerit Gasperini që të zbrisnin dhe të hynin në qendrën sportive me trofeun. Vetë trajneri ishte më i përmenduri nga tifozët, të cilët e ftuan që të qëndronte në krye të Deas, pavarësisht zërave për transferimin e tij te Napoli.

Liga e Europës është trofeu i parë europian i bergamaskëve, të cilët janë skuadra e parë italiane që e ngre këtë trofe.

Klan News