Lajme Arkiva 2003

Privatizimi i Bankës së Kursimeve do të rrisë konkurrencën dhe kreditimin në tregun e bankave, ky është konkluzioni i bankës së Shqipërisë i arritur në mbledhjen e fundit të vitit të këshillit mbikëqyrës.

Shkëlqim Cani: Banka Raiffeisen do i jepte konkurrencës së sistemit bankar karakteristika më reale dhe bankave të tjera do tu duhet të ridemonsionohen në treg, minimumi ajo do të lejohet nga ne sapo të privatizohet, të filloj kreditimi.

Banka e Shqipërisë në ditën e parafundit të vitit, ka ulur për të tretën herë gjatë këtij viti normën bazë të interesit të lekut me 0.5%, sipas Canit efektet e kësaj lëvizje do të jenë:

Shkëlqim Cani: Ne synuam të ulim më tej koston e bankave në përgjithësi dhe çmimit e parasë në ekonomi, në mënyrë që të stimulojmë akoma më shumë kreditimin dhe të nxisim rritjen ekonomike. Tjetër synuam të zbusim presionet që i bëhet lekut për mbiçmim të mëtejshëm të lekut dhe së treti ne synuam që të zbusim më tej diferencën në normat e interesit.

Ulja e normës bazë gjatë këtij viti nuk u pasqyrua ndjeshëm në uljen e interesave për kreditë në lekë./tvklan.al