Gjasat janë shumë të vogla që ky vend të bëhet kryeqytet i Kosovës. Jo për shkak të inateve politike, por për shkak të kushtetutës së vendit. Megjithatë Zafir Berisha nuk lë të ikin shpresat kaq lehtë. Ky iniciator i idesë për Prizrenin kryeqytet të Kosovës ende beson në një gjë të tillë.
Zafir Berisha: “Kthimin e kryeqytetit në Prizren, kthehemi në një traditë dhe respektojmë traditën shtetformuese.”
Propozimi i Berishës u mbështet fillimisht edhe nga 10 deputetë të kuvendit të Kosovës. Tani ata janë tërhequr, Rita Hajzeraj thotë se në fund të fundit Prizreni duhet të shpallet kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve.
Rita Hajzeraj: “Unë e di që realizimi i kësaj ëndrre apo dëshire e shumë shqiptarëve është shuam e vështirë të realizohet.”
Mendje ka ndryshuar edhe deputeti Naser Rrugova.
Naser Rrugova: “Intenca jonë ka qenë që Prizreni të shpallet kryeqytet historik dhe shpirtëror po edhe kulturor.”
E në Prizren të gjithëve jua ka ënda ta shohin veten si banorë të kryeqytetit. Nuk ngurrojnë të thonë se janë të gatshëm dhe bombardojnë së përmenduri kapacitet edhe argumente për një gjë të tillë.
“Komuna e Prizrenit do të ishte e gatshme që të krijojë hapësirë, territor ku do të vendoseshin institucionet.”
Në mos për kurrgjë tjetër Prizreni është më i bukur se Prishtina, ky është argumenti që e dëgjon nga qytetarët.
“Prizreni është qytet strategjik, qytet muze.”
“Prizreni e ka një traditë, kulturë.”
“Mendoj se do të ishte mirë të bëhej kryeqytet sepse Prizreni është qyteti më multi etnik dhe më i bukuri.”
Prizreni është parë si kryeqytet i Kosovës deri në luftën e dytë botërore. Me të përfunduar të saj administrata komuniste ja dha privilegjin e qytetit kryesor Prishtinës, këtë privilegj ja vazhdon edhe kushtetua që hyri në fuqi një vit më parë./tvklan.al