Të ftuarit e Marina Vjollcës kanë diskutuar gjatë për Cristiano Ronaldon, produktivitetin e tij dhe të ardhmen. Shkëndija e debatit ishte mendimi i aktorit Gent Zenelaj. Ai tha se Ronaldo duhet të kishte përfunduar karrierën, të paktën me Portugalinë.

Kaplllani: Ky lojtar nuk e di ku e gjen gjithë ketë ego. Edhe mua më ka bërë tifoz të tij. Është ana psikologjike, ndonjëherë nuk të del goli. Por ekipi duke parë që Roanldo po vuan, i vajtën dhe përqafuan kur mbaroi ndeshja. Kur e merr në ekip ai duhet të luajë, por mosha bën të vetën, sigurisht.

Gent Zenelaj: Ajo që më vjen keq është që një lojtari si ai duhet ta mbyllte karrierën me një kulminacion. Kur e mbyll karrirën në dishezë të sjell një dëmtim shumë të madh shpirtëror. Ai ka ngel pre e sponsorave dhe nuk po e shijon më lojë. Do të vendosi sa më shumë rekorde. Tani futbolli është bërë më shumë rrjete sociale. Nuk ka gjë më të keqe se një ego e sëmurë. Mendoj se Ronaldo është në këtë fazë.

Kapllani: Eshtë ego, nuk e ka çdo lojtar. Nuk ka lidhje me sponsorët, do të luajë dhe luan.

Peço: Unë mendoj se e bën vetëm për pasion. Ai ka nje histori të jashtëzakonshme. Në këto nivele nuk besoj se ka presion nga sponsorët. Që të luajë në këto nivele ka bërë sakrifica të mëdha në shumë aspekte.

Zenelaj: A ka një moment që brenda teje të thotë një zë se duhet ta lësh, ta mbyllësh?

Odise Roshi: Ronaldo është ndryshe. Kam pasur lojtarë portugezë të cilët kanë qenë në grumbullime me Ronaldon. Ai është i sëmurë për futbollin.

Kastriot Çaushi: Ai është një sukses pse duhet ta lejë? Ai dështoi me një penallti por u kalifikuan. Eshtë I veçantë se vjen nga Arabia Saudia, një kampionat i dobët dhe është në top formë. Mund të fitojë Portugalia përballë Francës.

/tvklan.al