Ish e dashura e Nicolas Cage po e padit atë dhe të birin se i kanë shkaktuar “lëndime të rënda” gjatë një zënke që patën vitin e shkuar.
Christina Fulton, akuzon të birin 34-vjeçar, Weston Cage të cilin e përshkruan si një “mundës profesionist që peshon 137 kilogramë” se e sulmoi pa i bërë asnjë provokim. 57-vjeçarja po padit të birin për sulm dhe ish-in 61-vjeçar për neglizhencë duke u shprehur se ai nuk e parandaloi sjelljn e djalit të tyre.
Në padi kërkohet dëmshpërblim i pacaktuar për “dëmin katastrofik fizik, emocional dhe eknomik që ajo ka përjetuar nga sulmi i paprecedentë i djalit të tyre, Weston”.
Sipas Fulton, ajo e vizitoi të bririn më 28 prill 2024 pasi mori “mesazhe urgjente” nga miqtë e tij. Pasi mbërriti, ai e sulmoi “me zemërim’ në parkingun, ashensorin dhe hollin e ndërtesës. Sipas padisë, ajo pësoi goditje në kokë, blana të shumta, lëndime në qafë, në dhëmbë, zhurmë në vesh, lëndime abdominale dhe stres post-traumatik.

Ajo thotë se Nicolas Cage e dinte “për historinë e gjatë të çregullimeve mendore dhe psikologjike” të djalit të tyre” dhe aktet e mëparshme “të dhunës”, por vazhdoi ta lejonte duke e mbështetur financiarisht.
Aktori bleu një aparament ngjitur me të birin, e ka nxjerrë disa herë nga burgu dhe ka konsumuar alkool me të edhe pse e dinte që ka probleme me abuzimin ndaj substancave.
Avokatët e Nicolas Cage e kanë konsideruar padinë “absurde”.
“Weston Coppola është një burrë 34-vjeçar. Cage nuk e kontrollon në ndonjë mënyrë sjelljen e Weston dhe s’është përgjegjës për sulmin e dyshuar ndaj së ëmës”, tha një nga avokatët e tij.
Në një intervistë me BBC, avokati i Fulton ra dakord me këtë por tha se ligji është shumë i qartë se një prind mund të jetë përgjegjës për një fëmijë në moshë të rritur që ka paaftësi mendore për t’u kujdesur për veten.
Weston Cage u arrestua në qershor të vitit të kaluar për sulm me armë vdekjeprurëse pas akuzave se kishte sulmuar nënën dhe një person tjetër. Ai doli i pafajshëm./tvklan.al