Prej vitit 2023, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë përfolur për një lidhje dashurie. Ata janë parë bashkë, por pa thënë ndonjë gjë më tepër për romancën.
Për herë të parë, modelja ka thyer heshtjen në një intervistë për Vogue duke treguar se ai e ka shtyrë që të shkojë më shpesh në kinema. Ata u njohën në festën e ditëlindjes së një fëmije të një miku të përbashkët dhe duket se ky qenka vendi më i mirë që dy yje të takohen.
“Ti do që t’i japësh vetes një përvojë normale njohjeje dhe edhe për miqtë e mi që s’janë figura publike, kjo është e vështirë. Ku shkon? Dhe çfarë? Thjesht nis të flasësh me njerëzit? Më pas ka një tjetër shtresë sigurie dhe privatësie. Ti do të besosh se njerëzit do të të mbrojnë dhe nuk do të telefonojnë TMZ apo të hapin Deuxmoi, por nuk e di”.

Pa u thelluar shumë, ajo e përshkruan lidhjen si “shumë romantike dhe të lumtur”. Motivin pse nuk ndan detaje thotë se “s’është shumë pjesë e marrëdhënies sonë që të flasim për çfarëdo arsyeje”.
Gigi e di se “burimet” e pacituara do të japin informacione “që është disi i vërtetë dhe disi i gabuar”, por “duhet ta lësh, s’mund të korrigjosh gjithmonë gjithçka”.
Modelja thotë se ka mbërritur në pikën kur e di se çfarë kërkon dhe meriton në një marrëdhënie, diçka që është reciproke nga ana tjetër dhe “të dy punoni veçmas që të bashkoheni dhe të bëheni partneri më i mirë i mundshëm. Ndihesh vërtet me fat. Po, fatlum është fjala”.
“E respektoj shumë si artist dhe ndiej se ai më jep shumë kurajë dhe besim”, përmbyll modelja.

/tvklan.al