Gigi Hadid ka rrëfyer për raportin e saj me ish-partnerin Zayn Malik dhe bashkëprindërimin e vajzës së tyre, Khai. Lidhja e tyre 6-vjeçare ka qenë në qendër të vëmendjes dhe sidomos çfarë ndodhi më pas, por duket se ajo  pjesë i ka mbetur së shkuarës.

Në një intervistë për Vogue, modelja ka treguar se Khai ka vesh muzikor si i ati. “Zayn dhe unë i planifikojmë oraret e kujdestarisë muaj përpara”, thotë ajo duke shtuar se e përshtatin axhendën me javët kur mbajnë vajzën.

“Kjo s’do të thotë që aty-këtu nuk ndryshon, por ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e mbështesim”.

Të dy e kanë pranuar këtë fazë të re bashkëpunimi me “dashuri dhe një ndjesi miqësie”, duke e ditur se marrëdhënia e tyre do të jetë gjithnjë nën vëzhgim.

“Kjo është pjesa e vështirë kur bota di tepër dhe mendon se di gjithçka. Në fund të ditës, ne nuk duam t’u tregojmë të gjithëve historinë tonë. Neve na intereson të rrisim vajzën bashkë, me shumë respekt për njëri-tjetrin, jo vetëm si prindër, por për atë që kemi kaluar bashkë”.

Gigi foli edhe për kompromisin e brendshëm që ka bërë lidhur me ndarjen e postimeve të vajzës. “Mendoj se s’do të ishte plotësisht reale që të mos postoja asgjë të Khai, por s’dua të nxjerr asgjë që do të zhbënte privatësinë dhe hapësirën e saj”, përfundon modelja./tvklan.al