Sot në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, vjen një zonjë e cila 24 vite më parë së bashku me bashkëshortin e saj dhe fëmijët erdhen nga Kuksi në rrethinat e Tiranës, konkretisht në zonën e Bathores. Aty ajo, bashkëshorti, vjehrri, vjehrra dhe kunati ndërtuan një banesë, sot jetojnë së bashku, por bashkëjetesa nuk është një marrëdhënie kompromisi, përkundrazi brenda ka lindur debati dhe mosmarrvëshja.

Nëna e katër fëmijëve që preferon të mos nxjerrë identitetin e saj, vjen në studio të rrëfejë konfliktin për pronën. Ajo fëmijët dhe bashkëshorti jetojn në një dhomë të shtëpisë që 24 vite më parë e kanë ndërtuar së bashku me prindërit e burrit dhe me kunatin. Ata nuk kanë arsim të mesëm, janë marrë me bujqësi dhe sot ndodhen në situatë të vështirë ekonomike, nuk kanë arritur dot të integrohen në jetën e kryeqytetit, veç kësaj, kanë konflikte me vjehrrin i cili do t’i nxjerrë nga shtëpia, gruaja rrëfen se nuk do dalë kurrë nga ajo banesë vetëm e vdekur.

Mirela Milori: Nga vjen?

Gruaja: Nga Kukësi.

Mirela Milori: Para 24 vitesh ju vini dhe zini një tokë në Tiranë.

Gruaja: Unë u martova kur erdhëm në Bathore, kam ardhur nga fshati në Tiranë. Ishte një shtëpi barakë me llamarinë dhe plasmas. Ishim 10 veta. 4 motra, 4 vëllezër, vjehrri dhe vjehrra. Burri im filloi të hidhte betonin për të ndërtuar shtëpinë. Paradite punonte, pasdite bënte beton me blloqe.

E ngritëm shtëpinë, martuam kunatin tjerër, mori rrugën e vetë, martuam dhe motrat e burrit dhe shtëpia i ngeli të voglit. Unë kisha 3 fëmijë të vegjël dhe nuk kisha mundësi të përballoja më shumë dhe vjehrri tha që do rrijë me djalin e vogël. Shtëpia kishte 4 dhoma. Vjehrri ia la shtëpinë kunatit me idenë që aty do të pleqërojë.

Mirela Milori: Tani ju keni katër fëmijë dhe bashkëshorti, ku jetoni?

Gruaja: Në një dhomë.

Mirela Milori: Tani ku është konflikti këtu?

Gruaja: Unë dua ndihmë për një shtëpi.

Mirela Milori: Do të ikësh andej?

Gruaja: Po sepse aty mu nxi jeta. Llafe, thashetheme, pse nuk punon burri, pse nuk bën shtëpi. Kam menduar të vras veten shumë herë.

Mirela Milori: Çfarë kërkojnë ata nga ju?

Gruaja: Thonë dilni në emigracion punoni se tallet mileti me ju.

Mirela Milori: Çfarë pune bën burri?

Gruaja: Burri në ndërtim, por jo çdo ditë, vetëm kur del ndonjë punë.

Gruaja ka treguar se shtëpia është në emrin e vjehrrit dhe kur i ka thënë që në këtë shtëpi kemi kontribuar dhe unë dhe burri, ai thotë nuk do i jap llogari askujt. Ajo dhe burri nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk mund të ndërtojnë një shtëpi tjetër. Jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike 50 mijë lekë.

Gruaja ka treguar gjithashtu se burri nuk i kthen dot përgjigje të atit dhe të gjithë nervat ia nxjerr asaj. Nuk kanë gjendje ekonomike që të dalin në shtëpi me qira dhe gruaja kërkon që t’i jepet një shtëpi dhe të ndihmohet nga dikush që mund ta dëgjojë këtë emision. /tvklan.al