Viti 2025, duket se nuk ka nisur mirë për legjionarët. Pas Armando Brojës edhe dy lojtarë të tjerë po përballen me dëmtime.
Mbrojtësit e Kombëtares, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti, lanë fushën të dëmtuar, në sfidat e sotme në Serie A.
Ismajli ishte titullar për Empolin në sfidën ndaj Lecce, ndërsa ndjeu dhimbje dhe u zëvendësua në minutën e 21-të.
Nuk zgjati më shumë se 25 minuta as ndeshja e Gjimshitit tek Atalanta ndaj Udineses, me futbollistin kuqezi që u zëvendësua nga Hien. Kapiteni i Shqipërisë mori një goditje në kokë dhe u largua i gjakosur.
Në orët e ardhshme, futbollistët do i nënshtrohen testeve mjekësore, për të mësuar dëmtimin dhe kohën e rikuperimit. /tvklan.al