9 ish-zyrtarë u dërguan në gjyq nga Prokuroria e Posaçme pasi i akuzon ata se kanë favorizuar kompaninën “5D Konstruksion” në dy tendera në vitin 2019 dhe 2020.

Me anë të një njoftimi zyrtar, SPAK sqaroi se kompania 5D, zotëruar në mënyrë indirekte nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtor në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar tendera në kundërshtim me ligjin nga “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Konkretisht, në vitin 2020, e pandehura Deborah Keçi nën drejtimin e “Klubit Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në një tender.

Gjithashtu në vitin 2019, e pandehura Eglantina Zere nën drejtimin e “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me 4 të pandehur të tjerë, kanë favorizuar kompaninë V.A.S, e njëjtë me 5D-në sipas SPAK në përfitimin e një teneri rikonstruksioni.

Për të njëjtën dosje, më herët të pandehur janë marrë Redi Molla,  Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë teksa Prokuroria njoftoi se kishte një hetim tjetër të ndarë për këtë çështje.

Tv Klan