Ambicie për të konvertuar më shumë se 40 milionë duhanpirës të rritur tek produktet pa tym deri në vitin 2025

Philip Morris International (PMI) publikoi Raportin e parë të Integruar, një përmbledhje të performancës (ESG) mjedisore, sociale dhe drejtuese të kompanisë dhe progresit të saj drejt sigurimit të një të ardhme pa tym. Raporti përfshin planin ambicioz për të konvertuar më shumë se 40 milionë duhanpirës të rritur në produkte pa tym deri në vitin 2025.

Raporti i Integruar 2019 tregon se si PMI po përqendron burimet e saj në zhvillimin, vërtetimin shkencor dhe komercializimin me përgjegjësi të produkteve pa tym që janë një zgjedhje më e mirë sesa vazhdimi i pirjes së duhanit, me qëllimin për të zëvendësuar plotësisht cigaren sa më shpejt të jetë e mundur. Philip Morris beson se, me inkurajimin dhe mbështetjen e duhur rregullatore nga shoqëria civile, shitjet e cigareve mund të përfundojnë brenda 10 deri në 15 viteve në shumë vende.

“Që kur bëmë publik angazhimin tonë pa tym në vitin 2016, ne kemi përparuar në drejtim të aftësive organizative, integrimit të qëndrueshmërisë në çdo aspekt të transformimit dhe biznesit tonë,” tha André Calantzopoulos, CEO PMI. “Deklarimi i qëllimit të PMI rikonfirmon angazhimin tonë për të ofruar një të ardhme pa tym për të mirën e njerëzve që përndryshe do të vazhdonin të pinë duhan, si dhe për shëndetin publik global. Është e qartë për të gjithë ne në PMI se ndikimi më i madh pozitiv që kompania jonë mund të ketë në shoqëri është zëvendësimi i cigareve me alternativa më pak të dëmshme. Kjo është në thelb të strategjisë sonë korporative dhe qëndron në krye të prioriteteve tona të qëndrueshmërisë ndërsa po përparojmë në të gjitha drejtimet, ” tha Calantzopoulos.

Disa nga indikatorët kryesorë të Raportit të Integruar tregojnë se në fund të vitit 2019, kishte rreth 9.7 milion përdorues në të gjithë botën që kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në IQOS, një produkt pa tym, me ngrohje. Numri po rritet vazhdimisht dhe shifrat e Q1 tregojnë se ka 10,6 milion duhanpirës të rritur në të gjithë botën të cilët tashmë kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në IQOS. Për më tepër, Philip Morris ka filluar një program për parandalimin e qasjes së të rinjve këtë vit, së pari në tregjet më të mëdha, dhe deri në vitin 2023, PMI synon të ketë 100 përqind të portofolit të saj të pajisjeve elektronike pa tym të pajisura me teknologji të verifikimit të moshës.Vizioni i PMI për një të ardhme pa tym është global dhe gjithëpërfshirës, ​​duke synuar të sigurojë qasje në alternativa më të mira për të gjithë duhanpirësit në të gjithë botën.


Philip Morris International: Ofrimi i një të ardhme pa tym.  Philip Morris International (PMI) po udhëheq në transformimin e industrisë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren me produkte pa tym në dobi të të rriturve që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, shoqërisë, kompanisë dhe partnerëve e saj. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym që, edhe pse nuk janë tërësisht pa rrezik, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa vazhdimi i konsumit të duhanit. Portofoli i produkteve IQOS pa tym i PMI përfshin produktet që ngrohin duhanin pa e djegur atë dhe që përmbajnë nikotinë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.pmi.com dhe www.pmiscience.com.