Integrimi i të rinjve në projekte në dobi të përmirësimit të jetës dhe transportit ishte pjesë e konkursit “Transport, Inovacion dhe Siguri” organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Interesi nga të rinjtë ishte i madh.

Ilir Mengra, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR: Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor me mbështetjen e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit thirrjes sonë iu përgjigjën të rinj të shumtë nga të gjitha gjimnazet e vendit. Në fazën përzgjedhëse ishin rreth 40 pjesëmarrës nga ku në fazën finale kaluan 8 vetë. Nga 8 pjesëmarrës me projekte shumë interesante, energji shumë pozitive u përzgjodhën 3 fitues.

Objektivat e konkursit konsistojnë në inkurajimin e studentëve në aplikimin e njohurive dhe aftësive të tyre në zgjidhjen e problemeve reale të transportit rrugor, si dhe promovimin e ideve dhe zgjidhjeve inovative në këtë sektor.

Klan News