Krutja ishte këtë vit vendi për takimin e sazeve. Artistë nga Fieri dhe Berati u bënë bashkë në edicionin e 4 të Kabasë Myzeqare.
Artistët që ishin pjesë e organizimit thonë se kanë vite që luajnë kaba ndërsa e vijojnë edhe sot në organizime të ndryshme e dasma.
“Kabaja Myzeqare është një gjë e veçantë për ne, për të gjithë publikun sepse vjen nga shpirti dhe jo nga instrumenti.”
“Nëpër dasma, kur e kërkojnë. Këngë të ndryshme, lloj lloj, të çdo krahine.”
Për Kabanë Myzeqare kanë interes edhe nga të rinj. Instrumentistët shprehen të kënaqur se tradita po trashëgohet edhe te brezat e rinj.
“Jua kam lënë edhe fëmijëve, të dy çunave dhe jam shumë i kënaqur që e kanë qef edhe këngën.”
“Nuk i lëmë pas traditat tona, por i vazhdojmë ato dhe duam t’jua lejmë edhe brezave të ardhshëm.”
“Është shumë e rëndësishme që të mbahet gjallë Kabaja Myzeqare sepse është një nga traditat që mba gjallë një zonë, një komb, një brez si të vjetër dhe të ri.”
Ky aktivitet është kthyer në traditë dhe synohet jo vetëm promovimi i muzikës popullore, por edhe i zonave të ndryshme.
Klan News