Qeveria po mendon që veç dokumentave biometrike, shtetasit shqiptarë të pajisen dhe me pasaporta dhe karta identiteti dixhitale. Praktika është marrë nga vendet e BE që i kanë këto mjete identifikimi si Gjermania apo Belgjika.
Projektligji që ka nisur diskutimet në Komisionin e Ligjeve do të vendosë kuadrin ligjor dhe vetëm më pas, identifikimi dixhital mund të përdoret si mjet i njohur zyrtarisht për transaksione administrative, publike ose private.
Për përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, pajisja me E-ID i sjell përfitime dhe qytetarëve dhe bizneseve që mund të ndërmarrin më me lehtësi shërbime publike dhe ato elektronike.
Aktualisht, janë vetëm disa nga vendet e Bashkimit Europian që e përdorin pasportën apo kartën dixhitale dhe modelet janë nga më të ndryshmet, mund të jenë në formën e një aplikacioni në telefon ose e vendosur në Sim-Cardin e telefonit.
Tv Klan