Donald Trump rizgjidhet si kreu i Shtëpisë e Bardhë si një politikan i dënuar që pret tani vendimin e dënimit për rastin e përdorimit të parave të fushatës për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur. Ai gjithashtu përpiqet të shmangë ndjekjen penale në çështje të tjera shtetërore dhe federale.
Është një pozicion jashtëzakonisht unik për të: Asnjëherë më parë një i pandehur nuk është zgjedhur në postin më të lartë të vendit, ashtu si një ish-president nuk ishte akuzuar kurrë penalisht deri vitin e kaluar.
Pas shpalljes së rezultatit mësohet se prokurori i posaçëm Jack Smith, është në bisedime me drejtues të Departamentit të Drejtësisë për të gjetur mënyra si t’i mbyllë hetimet federale kundër Trumpit, i tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë televizionit CNN. Këto diskutime pritet të zgjasin disa ditë.
Trump ka thënë disa herë se planifikon të shkarkojë prokurorin special Jack Smith dhe t’u japë fund çështjeve kundër, më e rënda tentativa për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe tjetra ajo e keqpërdorimit të dokumenteve të klasifikuara.
Ndërkohë, një gjykatës në Nju Jork do të shpallë në fund të këtij muaji vendimin e dënimit për ish-presidentin, pasi më herët e ndaloi dhënien e dënimit për të shmangur ndërhyrjen dhe ndikimin në rezultatin e garës presidenciale.
Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Klan News