Lajme Arkiva 2004
Prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku është shprehur për herë të parë lidhur me aksionin e fundit të policisë “Rrjeta e Hekurt”, mbi sekuestrimet e pronave të trafikantëve. Ai i ka cilësuar këto sekuestrime si të ligjshme, megjithëse sipas tij është gjykata ajo që do të vendosë.
Theodhori Sollaku: Çdo institucion i ka të përcaktuara detyrat me ligj de në këtë aspekt do të thoshim se gjithçka ecën normalisht, policia ka për detyrë që të bëj prezent në prokurori të gjitha momentet që ajo i quan të ndëshkueshme nga institucionet. Ndërkohë prokuroria ka detyrën që të kontrolloj ligjshmërinë e këtyre veprimeve dhe më pas është gjykata ajo që vendos për punën e prokurorisë dhe të policisë, pra gjithçka unë mendoj se është brenda kuadrit ligjor.
Prokurori Sollaku i bëri këto komete pas analizës vjetore të Prokurorisë së Elbasanit ku ai shtoi se problem mbetet drejtimi dhe kontrolli i veprimeve të policisë.
Theodhori Sollaku: Duhen bërë më shumë përpjekje për drejtimin dhe kontrollin e veprimeve të policisë, duhen bërë më tepër përpjekje në rritjen e kualifikimit, profesional të prokurorëve në përfaqësimin e akuzës në gjyq, duhen marrë masa më të forta për ekzekutimin e të gjitha vendimeve penale të gjykatës./tvklan.al