Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar amerikan me iniciale A.U., për posedim të lëndëve narkotike.
32-vjeçari u kap në parkun e liqenit artificial të Tiranës dhe gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën kanabis e psilocybin (kërpudha magjike).
I riu akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al