Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi është paraqitur në Apelin e Posaçëm këtë të Hënë për ankimin lidhur me sekuestron e dy vilave. Këto të fundit, në emër të saj dhe të nënës Fatime Kryemadhi.
E shoqëruar nga avokati i saj, ajo shfaqet me një bastun në dorë. Nuk dihet nëse deputetja ka ndonjë problem shëndetësor apo është rrëzuar, pasi nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa ish-Presidenti i vendit Ilir Meta ndodhet në burg i akuzuar për 3 vepra penale. Kryemadhi është nën hetim për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.
Kryemadhi e Meta kanë mohuar akuzat duke e cilësuar procesin gjyqësor si “një sulm politik ndaj opozitës” e ku janë manipuluar provat. Deputetja ka deklaruar po ashtu se do e çojë çështjen në Strasburg.
/tvklan.al