Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen e Rajmonda Dashit, ish- drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit. Ajo akuzohet për pastrim parash me një grup kriminal, që aktivitetin e kryente jashtë vendit.

Krahas ish-drejtoreshës Dashi, SPAK ka ngritur akuzë edhe për biznesmenin Ardian Malasi dhe për dy vëllezër nga Fieri, Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar nga autoritetet belge, për trafik të lëndëve narkotike.

Mbi ta rëndojnë akuzat “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Klan News