Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave. Për Shqipërinë, vlerëson arritjen e deritanishme në këto fusha, por thekson se duhet të shtohen hetimet.
“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017.”
Në raport, Departmenti Amerikan vlerëson punën e SPAK ku përmend hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestime dhe sekuestrim të pasurive të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në Tetor SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. Në Tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka po për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë. Gjykata sekuestroi gjithashtu asete me vlerë 4 milionë dollarë.”
Raporti i Departamentit Amerikan thekson se pjesa më e madhe e pastrimit të parave është e lidhur me trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.
Tv Klan