Bukuroshja Charlize Theron, mbërriti në Venecia duke lënë gojëhapur shumë meshkuj, një prej të cilëve tregoj guxim më shumë seç duhej. Ishte pikërisht një gazetar i cili gjatë një konference për shtyp për filmin e ri të saj i propozoj për martesë.
Me të dëgjuar propozimin e pahijshëm, aktorja e disa çmimeve oskar u skuq, por nuk hezitoj t’i kthente përgjigje.
Charlize Theron e cila prej disa vitesh është e fejuar me një tjetër aktor Sejuer Taunset, ndodhet në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri “The Bearnin Playn” ku luan dhe aktorja Kim Besënxher. Filmi është një histori dashurie dhe tradhtie, ai është një realizim i të mirënjohurit Guilermo Ariaga./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle