Kryetari i LDK-së ka bërë propozimin e fundit për Lëvizjen Vetëvendosje për të krijuar Qeverinë e Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, Isa Mustafa ka bërë të ditur vendimin e Kryesisë së LDK, duke propozuar 5 Ministri që të drejtohen prej tyre dhe 5 Ministri për Vetëvendosjen.

Po kështu, ai propozon që Kryeministri dhe një zv/Kruyeministër të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, kushti i LDK-së është kandidati për President.

Duam që Ministritë t’i kemi 5 për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i Kuvendit sipas kushtetutës i takojë secilit nga grupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV t’i jepet një Ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6 me 4, nga momenti që zgjidhet Presidenti”, u shpreh Isa Mustafa.

Në rast se Vetëvendosje nuk pranon këtë marrëveshje, Mustafa tha se LDK do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe do të kalojë në opozitë, por njoftoi se do të votojë formimin e qeverisë nga LVV.

“LDK është e gatshme të heqë dorë nga gjithë kërkesat dhe pozitat duke ja lënë Lëvizjes Vetëvendosje dhe shpreh gatishmërinë që të votojnë pas asnjë kusht me 28 deputettë e saj. Shprehim gatishmërinë të votojmë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Parlamentit. Ne votojmë, por qëndrojmë në opozitë”, deklaroi kryetari i LDK.

Kujtojmë se në orën 15:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e konstituimit të Qeverisë, dhe nëse nuk arrihet krijimi i kabinetit qeveritar, atëherë vendi do të shkojë sërish në zgjedhje./tvklan.al