Vaksinimi kundër Herpes zoster ofron një mbrojtje për të paktën 11 vjet dhe është 80% efikas. Në fazën eksperimentale të quajtur “Zoster -049” kanë marrë pjesë 7 mijë vullnetarë nga 18 vende të ndryshme, të moshave të ndryshme. Mesatarisht efikasiteti ka qenë rreth 80% edhe në grupmosha më vulnerabël si fëmijë apo edhe të moshuar mbi 70 vjeç. Rezultatet janë shumë të rëndësishme dhe konsiderohen progres pasi mbrojtja vaksinale ka qëndruar e tillë për një kohë të gjatë, pra mbi një dekadë.
Herpes zoster është një virus që provokon shpërthime në lëkurë, të cilat janë shpesh problematike, të shoqëruara me kruajtje, djegie e dhimbje, përtej estetikës. Virusi mund të qëndrojë në organizëm për shumë kohë në modalitet të fjetur dhe të aktivizohet në kushte të caktuara, të varura shumë nga rënia drastike e imunitetit.
Klan News