Gentian Sula është sipërmarrësi i radhës që është marrë si shembull nga Partia Socilaiste i standardit të dyfishtë që përdor Lulzim Basha me biznesmenët. Janë të ndershëm kur bashkëpunojnë me kompanitë e kunatit të tij dhe oligarkë kur zhvillojnë projekte publike thonë ata.
Por demokratët, edhe pas kësaj deklarate sulmuan deputetin denoncues socialist në këtë rast Ervin Bushati që sipas tyre ka fshehur pasurinë e tij dhe ka përfituar miliona para nga tenderat publike dhe nga oligarkët e Kryeministrit.
Që prej prezantimit të platformës Antimafia nga kryedemokrati, mes dy selive politike rozë dhe blu ka nisur një seri deklaratash dhe kundërdeklaratash me akuza për përfaqësuesit politik të palës kundërshtarë.
Tv Klan