PS ka braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Në mbledhjen që kishte për rend dite miratimin e kërkesave për informacion të propozuara nga ekspertë, palët politike debatuan për vendimmarrjet e këtij komisioni në mbledhjen e shkuar.

PS kërkoi anullimin e vendimit të marrë në mbledhjen e së premtes lidhur me kërkesat për informacion drejtuar disa institucioneve shtetërore si Kryeministria dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DISK) , me pretendimin se votimi është pa kuorum pasi jo të gjithë deputetët socialistë kanë qenë të pranishëm në momentin e votimit.

Pas kundërshtimeve nga kryetari i komisionit Ervin Salianji, anëtarët e PS kërkuan 5 minuta pushim dhe nuk u rikthyen në mbledhje.

Klan News