Partia Socialiste ka dorëzuar pranë KQZ-së, listën e kandidatëve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e pushtetit vendor. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e PS-së për Tiranën, deputetja Blerina Gjylameti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se 30 Qershori është sfida e radhës dhe se PS do të jetë aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për “Shqipërinë që duam”.

Ndërkohë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë marrë vendim për të mos dërguar emrat e tyre pranë KQZ. Kujtojmë që afati i fundit për mbylljen e kësaj procedure, është sot deri në orën 24:00. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor.

“Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë”

, përfundon reagimin OSBE.

Tv Klan