Erla Mëhilli: “ U bë ditë që zoti Rama me zëdhënësit e tij deklaron se nuk do njohë zgjedhjet, pasi dje në KQZ përfaqësuesit e PS deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre ndonëse kanë qenë në shumicë në qendrat e votimit nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore pavarësisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjithë procesverbalet dhe protokollet. Sot sërish PS bëri betimin e saj të përditshëm. PD i bën me dije të gjithë shqiptarëve se zoti Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë tjetër përveç njohjes së tyre sepse kërkon me çdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve. PD i kërkon dhe njëherë zotit Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ, ndaj veprimtarisë transparente të këtij komisioni. PD i bën thirrje zonjës Dëshira Subashi, të cilën edhe mazhoranca e ka votuar për të qenë anëtare e këtij komisioni dhe kjo zonë votoi kundër numërimit të votave në bashkinë e Durrësit në vitin 200, ndërsa në rastin analog të 2009 votoi pro numërimit të votave në qarkun e Beratit. A do të ishte dakord kjo zonjë për numërimin e fletëve të pavlefshme të Lezhës, të qarkut të Fierit në tërësi apo të Durrësit duke patur parasysh që në Lezhë dhe në D urrës përqindja e fletëve të pavlefshme të votimit është shumë më e lartë se në Berat. PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhrat politik që i jep militantëve të saj në KQZ, të cilët në shkelje të betimit të bërë përapra kuvendit veprojnë si një celulë e cila nuk njeh ligje dhe procedura. Ne jemi të vendosur të respektojmë institucionet e ngarkuara për nxjerrjen e rezultateve.”/tvklan.al