Të ushqehesh shëndetshëm është mjaft e rëndësishme. Për një dietë efektive dhe me rezultate të larta jo vetëm të humbjes në peshë, por edhe për një shëndet të mirë të përgjithshëm, ekspertët këshillojnë eleminimin e sheqerit.

Ëmbëlsirat të shtojnë ndjenjën e urisë dhe lidhen drejpërsëdrejti me shtimin në peshë.

Sheqeri përmban fruktozë, e cila shkon drejt dhe në mëlçi dhe aty shndërrohet në yndyrë. Kjo nuk shkakton vetëm probleme shëndetësore dhe mbipeshë, por konsumi i tepërt i tij lidhet edhe me një sërë problemesh të mëdha psikologjike.

Pavarësisht nëse është i përpunuar apo i papërpunuar, të gjitha sheqernat kanë të njëjtin efekt shkatërrues në trup. Shumica e individëve nuk mendojnë se janë të varur nga sheqeri, por për ta shmangur atë nga dieta e përditshme e kanë tepër të vështirë.

Për të shmangur konsumimin e ëmbëlsirave është e rëndësishme të bëni një gjumë të mirë.

Mungesa e gjumit mund të çojë në rritjen e niveleve të kortizolit, i cili rrit dëshirën veçanërisht për produktet me sheqer dhe karbohidrate. Mundohuni të hani shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme për të stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak dhe për të ndaluar krijimin e stresit.

Ushtrohuni rregullisht, pasi kjo forcon metabolizmin dhe ul nivelet e kortizolit. Gjithashtu përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm edhe kanellën. Ajo ndihmon në uljen e dëshirës për sheqer dhe stabilizon sheqerin në gjak./tvklan.al