Kujdesi për lëkurën konsiderohet mjaft i rëndësishëm në çdo periudhë. Ushqyerja e shëndetshme bën të mundur që lëkura të jetë e e freskët dhe plot shkëlqim.
Por ekspertët shprehen se aplikimi i vajit të trupit, para dushit tuaj sjell gjithashtu përfitime të shumta shëndetësore.
- Duke aplikuar vaj trupi para dushit, krijoni një pengesë midis lëkurës dhe ujit, në mënyrë që kjo e fundit të mos largojë vajrat nga lëkura juaj. Kjo është thelbësore për njerëzit që kanë lëkurë të thatë.
- Bën të mundur largimin e toksinave nga trupi.
- Aplikimi i vajit përpara dushit relakson muskujt dhe rrit qarkullimin e gjakut.
- Eviton shenjat e hershme të plakjes./tvklan.al