Një studim i ri zbuloi se një në 10 të rritur pretendojnë se janë ‘shumë të zënë’ për të pirë shumë ujë gjatë ditës.
Studiuesit u shprehën se ata individë që pinë mesatarisht pesë gota ujë në ditë kanë një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Gjithashtu konsumimi i ujit lidhet dhe me një sërë përfitimesh të tjera si lëkurë më e butë, e pastër dhe me shkëlqim.
Sipas studimit, konsumimi i shpeshte i ujit gjatë ditës largon edhe ndjenjën e urisë.
Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë ujë sapo të zgjoheni në mëngjes. Këshilllohet të konsumoni gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.
Nuk duhet të harroni, por të krijoni një rutinë tuajën në mënyrë që të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë kohës.
Sigurohuni që të keni një gotë ujë kur hani çdo vakt, qoftë në shtëpi apo jashtë në restorant./tvklan.al