Shkrimtari dhe përkthyesi Ardian Klosi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” , nga ku foli për librin e François Pouqueville “Ali Tepelena”, të cilin e ka studiuar dhe e ka përkthyer në shqip.  

Ky libër u botua në Francë në vitin 1825, ndërsa në Shqipëri vitin e shkuar. Për këtë Klosi u shpreh: “Arsyet janë kryesisht politike sepse nuk është dashur si autor. Ka disa libra të tij për Shqipërinë, por janë më shumë studimor, gjeografik dhe etnografik, ndërsa ky është histori dhe histori politike pjesën më të madhe. Ai është mbajtur si filohelen, por Pouqueville ka qenë intelektuali kryesor në Europë kur shpërtheu revolucioni grek, që e bëri mjaft popullore këtë kryengritje dhe propagandoi rizgjimin helen. Për disa mendje pak të ngushta ishte antishqiptar sepse në thelb ishte çështja e fesë. Nuk ka të bëjë etniciteti, por kanë të bëjnë bindjet fetare të tij dhe dëshira për të ringjallur antikitetin grek në frymën e rilindjes europiane”.