A po shmangni vaktet për të arritur qëllimin tuaj për humbjen në peshë? Sipas ekspertëve kjo nuk është aspak diçka e shëndetshme për trupin sepse evitimi i vakteve shoqërohet me disa ndikime negative.
Mos ushqyerja për një kohë të gjatë ka shumë të ngjarë që t’iu bëjë ta teproni me ushqimin në vaktin tjetër. Kur trupi juaj ndjen uri për një kohë të gjatë, natyrisht do të kërkojë më shumë ushqim për të kompensuar energjinë e humbur.
Gjithashtu sipas ekspertëve, shmangia e vakteve iu rrit dëshirtën për ushqime të përpunuara, të cilat janë shumë të dëmshme. Kështu, shmangia e vakteve ka më shumë mundësi t’iu bëjë të fitoni peshë, se sa ta humbni atë.
Metabolizëm i ngadaltë
Trupi juaj njerëzor përshtatet me stilin e jetës që keni ndjekur prej një kohe të gjatë. Nëse zakonisht hani tre vakte, atëherë shmangia e vakteve mund të ndikojë në metabolizmin e trupit tuaj. Ndërsa ritmi juaj i metabolizmit ngadalësohet, kështu edhe shkalla e humbjes së peshës tuaj. Si rezultat i vakteve të anashkaluara, metabolizmi juaj fillon të shndërrojë yndyrën në energji. Kjo mund të bëjë që të shfaqni probleme shëndetësore si lodhja, presioni i ulët i gjakut dhe të përziera.
Rritja e sheqerit në gjak
Një trup normal i njeriut kërkon karbohidrate, të cilat veprojnë si lëndë djegëse për trupin. Kur shmangni vaktet, trupi juaj nuk merr dozën e tij të zakonshme të karbohidrateve. Kjo gjë çon në ulje të nivelit të sheqerit në gjak dhe mund t’iu bëjë të ndjeshëm për t’u prekur nga diabeti në vitet e ardhshme.
Ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes
Mos ushqyerja për një kohë të gjatë mund të shkaktojë tek ju lodhje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe përzierje. Kjo gjë mund t’ju bëjë të ndjeheni të plogësht dhe nuk iu lejon të punoni ose të mendoni si duhet. Kështu, është e rëndësishme të hani të paktën tri herë në ditë, për të vazhduar t’i jepni trupit tuaj doza të vazhdueshme energjie.
Probleme me stomakun
Stomaku juaj do të vazhdojë të prodhojë lëngje në stomak edhe nëse nuk hani asgjë. Këto lëngje mund të shkaktojnë aciditet dhe gazra. Mos ngrënia për një kohë të gjatë mund të shkaktojë edhe shtim të aciditetit në stomak dhe mund të sjellë probleme të tilla si ulcera dhe kapslliku./tvklan.al