E ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte psikologia Aba Zeneli. Ajo u ndal tek përballimi i situatës nga ana e fëmijëve të spektrit autikë duke u shprehur se kjo periudhë është mjaft e vështirë për ta.
Në lidhje me shpjegimin e situatës, psikologia u shpreh se nuk është shumë e thjeshtë, por duhet treguar e vërteta ashtu sikurse është, me fjalë sa më të thjeshta.
Mirela Milori: Sa e vështirë apo e lehtë është t’jua shpjegosh këtyre fëmijëve?
Aba Zeneli: Këtyre fëmijëve nuk është dhe kaq e thjeshtë për t’ja shpjeguar, por megjithatë një nga hallkat e të gjithë këtij sistemi që duhet të punojë për këta fëmijë, është që t’jua tregojmë të vërtetën ashtu sikurse është, me fjalë të thjeshta që ata ta kuptojnë sa më mirë të jetë e mundur. Prindërit tashmë i kuptojnë shumë mirë fëmijët që kanë në shtëpi me autizëm dhe e kanë kuptuar sesi funksionon ky mekanizëm i të shpjeguarit të gjërave. Kështu që me të njëjtin mekanizëm të shpjeguarit të gjërave të tjera duhet shpjeguar edhe situata e Covid. Por në asnjë moment nuk duhet t’i gënjejmë, ose t’ju themi një gjë që nuk qëndron. /tvklan.al