Në emisionin “Opinion” Tv Klan mbrëmjen e sotme është trajtuar historia e vrasjes së Englantinës e cila u vra në moshën 23-vjeçare nga vëllai dhe babai i saj 8 vite më parë.

Vëllai dhe shoku i tij, morën vajzën në makinë dhe e çuan tek Mali me Gropa, rreth 2 orë e 30 minuta larg Tiranës dhe e vrau duke e gjuajtur me armë në kokë.

Për këtë ngjarje makabre, psikologia Valbona Treska është shprehur gjatë emisionit se familja e vajzës ka shumë problematika të trashëguara brez pas brezi dhe fëmijët janë deformuar psikologjikisht gjatë rritjes së tyre.

“Në momentin që kemi një familje që ka kaq shumë problematika të mbledhura në vite dhe brez pas brezi, bëhet fjalë për një famije që në momente të caktuara ka pasur nevojë për ndihmë. Që në 1993 fëmijët janë mbajtur me forcë nga babai që të mos kenë kontakte me të ëmën. Flasim për katër fëmijë që janë të deformuar në rritjen dhe zhvillimin e tyre për aq kohë sa i është shkëputur kontakti me nënën. Janë momente të historisë së një individi që janë shumë të rëndësishme dhe vendosin vraga në personalitetin e individit. Këto janë momente që duhet të ndërhyjë shërbimi social, psikologu, punonjësi social i bashkisë etj”, është shprehur Valbona Treska. /tvklan.al