Emisioni Opinion në Tv Klan ka publikuar pamjet e dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi i cili u godit me sende të forta nga 3 persona.

Siç shihet në këto pamje të kamerave të sigurisë, autorët e godasin me përforcues metalik grushti, ndërsa avokati shembet në tokë. Ai sapo kishte lënë në kopsht djalin e tij të mitur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Pranë tyre ishte edhe një edukatore, e cila është larguar e tmerruar, e më pas njoftuan policinë.

Policia e Tiranës ka identifikuar si autorë në këtë ngjarje të rëndë Elton KasajDrivald Alia dhe Dorian Alia. Ky i fundit, 32 vjeç, është vetëdorëzuar në polici gjatë orëve të pasdites së sotme.

zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit
4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku dhe kushërinjtë Elton Kasaj 33 vjeç dhe kushërinjtë Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 32 vjeç.

Një person i katërt, Romario Tabaku, gjithashtu i shpallur në kërkim, largoi me makinë nga vendngjarja autorët deri në zonën e Astirit. Më pas ata u shpërndanë dhe kanë humbur gjurmët.

Sipas policisë, avokati u dhunua për shkak të detyrës. Ngjarja dyshohet se është organizuar nga Dritan Nano 58 vjeç.

Avokati ka përfaqësuar në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë. Bëhet fjalë për 8 trashëgimtarë, mes të cilëve është dhe Dritan Nano.

Procesi u fitua nga pala e përfaqësuar prej avokatit. Por Dritan Nano nuk pranoi të bënte pagesën e avokatit, siç ishte rënë dakord në rast se çështja fitohej në gjyq.

Për këtë arsye, avokati Mëngjesi e paditi familjen Nano për mosrespektim kontrate dhe prona ju bllokua.

/tvklan.al