Historia 110-vjeçare, titanik në videon e parë 8K
Publikohen pamjet e reja që tregojnë rrënojat e Titanik siç nuk është parë kurrë më parë. Në cilësi të plotë 8K, rezolucioni më i lartë i ekranit aktualisht i disponueshëm.
Videoja u regjistrua nga OceanGate Expeditions gjatë këtij viti. Anija ndodhet 2.4 milje nën sipërfaqen e Atlantikut të Veriut, rreth 400 milje detare nga Neëfoundland, Kanada.
OceanGate drejton ekspeditën në rrënojat e Titanikut me ekuipazhe ekspertësh të zhytjes, të historisë të Titanikut dhe shkencëtarë hulumtues, së bashku me “specialistët e misionit” civilë të cilët paguajnë 250,000 Dollarë për privilegjin e të qenit një nga të paktët njerëz që kanë parë ndonjëherë vendin e fundit të pushimit të anijes legjendare.
Anija u mbyt në Oqeanin Atlantik më 15 Prill 1912, pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton në Angli për në Neë York. Të paktën 1,500 pasagjerë humbën jetën.
Klan News