“Shumë vende europiane po praktikojnë punën 4 ditë në jave, pra 32 orë punë. Madje Gjermania është thelluar edhe në studime, të cilat tregojnë se stresi te punonjësit që punojnë 4 ditë në javë është më i ulët dhe produktiviteti i punës rezultoi më i lartë. Por a mund të praktikohet kjo gjë në Shqipëri, çfarë mendojnë ekspertët e punësimit dhe psikologët”, raporton gazetarja Ermelinda Hoxhaj.

Erion Muça, ekspert punësimi: Shumë sipërmarrje apo biznese e shohin kohën e gjatë të punës të një punonjësi pranë tyre si të vetmen mënyrë që ai të duket në punë dhe të arrije rezultate të caktuara dhe rezultatet lidhen gjithnjë me orët e gjata të punë dhe jo me rezultatin përfundimtar që ai prodhon përmes qëndrimit në punë.

Entela Binjaku, psikologe: Një ndër mungesat që kemi ne si shoqëri është prania e psikologut të organizatave që ka për detyrë të vlerësojë gjendjen psikologjike të punonjësve nëpër kompani. Më këtë mënyre në nuk kemi mundësi që të kemi matjet tona për nivelin e stresit në sipërmarrje të ndryshme. 4 ditë pune do të thotë 32 orë punë që në një javë në shtete të ndryshme konsiderohen mëse të mjaftueshme për nivelin aktual që kanë punonjësit e tyre që të jenë edhe produktive, edhe efiçentë, por njëherazi t’ju justifikohet edhe pagesa.

Për ekspertin e punësimit Erion Muça Shqipëria renditet në vendet me orët më të gjata të punës.

Erion Muça: Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga vendet ku punonjësit punojnë më shumë në raport si me vendet e rajonit ashtu edhe me vendet perëndimore, sa i përket orëve të punës gjatë javëve që shkon deri në  45 apo 46 orë minimalisht në javë që e kthen Shqipërinë në një vend që orët e gjata të punës shihen si e vetmja mënyrë që një punonjës të jetë produktiv, gjë që ne na disfavorizon sa i përket përpjekjes dhe interesit dhe sipërmarrjeve që të ndryshojnë formatin e tyre të trajtimit.

Për psikologen Entela Binjaku më shumë rëndësi kanë stimujt në punë se sa reduktimi i ditëve të punës.

Entela Binjaku: 5 ditët e punës për ne janë të nevojshme, çështja është që ndonjëherë punonjësve shqiptarë iu kërkohet më shumë se 40 orë dhe shfrytëzohen më shumë se mundësia e tyre dhe kjo as nuk ju shpërblehet dhe ndihen të pamotivuar.

Po çfarë mendojnë për punën 4 ditë në javë qytetarët.

“Në Shqipëri është para kohe kjo punë, për vendet evropiane ato kanë arsyet e veta dhe mendoj që kryesisht i kanë asye të teknologjisë sepse mekanizimi atje është rritur shumë.”

“Të shtunë të dielë pushim, ditët e javës të punojnë.”

“Është më mirë sesa të punosh 5 ditë në javë apo 6 ditë në javë.”

Rreth 45 kompani gjermane nisën një projekt 4-ditë punë në javë. Rezultatet e studimit tregojnë se punonjësve ju ul stresi gjatë punës, por nga ana tjetër ishin edhe më produktiv në punë.

Klan News