Punëtorët e kompanisë Boeing ranë dakord për të vazhduar grevën. Ata refuzuan me shumicë dërrmuese një marrëveshje të kompanisë e cila parashikon një rritje të pagave me 25% gjatë katër viteve. Punonjësit kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Negociatorët e sindikatave dhe drejtuesit e kompanisë do të kthehen në tryezën e bisedimeve në fillim të javës së ardhshme dhe pritet të shihet se nëse do të jenë të sukseshme ose jo.
Greva e 33,000 punonjësve nuk do të ndërpresë fluturimet e linjave ajrore së shpejti, por pritet të mbyllë prodhimin e avionëve më të shitur të Boeing.
Kjo grevë përbën një tjetër pengesë për kompaninë e cila tashmë përballet me miliarda dollarë humbje. Incidenti i një avioni pasagjerësh Boeing 737 Max 9, të cilit i ra dera e emergjencës gjatë fluturimit gjatë muajit janar nxorri në pah të njëjtin problem tek të tjerë mjete fluturuese të këtij modeli dëmtoi reputacionin e kompanisë.
Brian West, i cili drejton departamentin e Financave pranon se greva shkakton dhimbje koke për drejtuesit e kompanisë.
Klan News