Mjekët në Indi kanë nisur një grevë kombëtare pas vrasjes dhe përdhunimit të një kolegeje të tyre në qytetin e Kalkutës. Spitalet dhe klinikat në të gjithë Indinë refuzuan pacientët me përjashtim të rasteve urgjente.
Më shumë se një milion mjekë priten t’i bashkoheshin grevës, duke paralizuar shërbimet mjekësore në të gjithë vendin më të populluar në botë. Qeveria, në një deklaratë të lëshuar të brakstisnin grevën dhe të kthehen në detyrë për të mirën e interesit publik.
Protestat kundër përdhurnimit dhe vrasjes së një mjekeje 31-vjeçare janë intensifikuar ditët e fundit pasi një grup personash hynë në spitalin ku ndodhi krimi dhe plaçkitën urgjencën. Në lidhje me ngjarjen, deri më tani janë arrestuar të paktën 25 persona.
Përdhunimi i mjekes praktikante 31-vjeçare ka tronditur vendin. Trupi i saj gjysmë i zhveshur me lëndime të mëdha u zbulua në një sallë seminari javën e kaluar, ku mësohet se kishte shkuar për të pushuar gjatë turnit të saj. Në lidhje me krimin është arrestuar një person që punonte në spital.
Klan News