E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë.

Kjo fundjavë e fundit e Shtatorit me mot me diell e temperaturë të larta ka tërhequr vizitorë të shumtë drejt Shëngjinit. Më së shumti bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në këtë bregdet ku pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë të Kosovës.

Zonat bregdetare, ato historike, çmimet konkuruese, kulinaria dhe gastronomia kanë bërë që Lezha të njohë një bum të madh turistësh gjatë gjithë vitit.

Këtë fundjavë, edhe Vlora u mbush me turistë vendas dhe të huaj. Operatorët turistikë në Vlorë shprehen se shumica e strukturave akomoduse janë prenotuar nga të huajt edhe për muajin Tetor.

Tv Klan