Ulqini ka pritur këtë sezon veror më pak pushues kosovar se vitin e shkuar, një pjesë e madhe e tyre i janë drejtuar plazheve të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër shprehet se shërbimi në bregdetin malazez ka lënë për të dëshiruar.
Gëzim Hajdinaga: “Në përgjithësi ndoshta ka një rënie për sa i përket turizmit, që vjen nga Kosova, normalisht që çdo konkurrencë për mua është e mirë, por në vete mban edhe të keqen, unë jam i gëzuar dhe më vjen mirë që edhe një numër i turistëve tani këtë vit më te për është në Shqipëri, në shtetin amë.”
Turistët që e zgjodhën bregdetin e Ulqinit kanë paguar këtë vit një shuam prej 10 eurosh si taksë ekologjike, ndërkohë që nuk janë lejuar të marrin ushqimin me vete në plazhe, ç’ka sipas autoriteteve lokale shihet si një arsye e largimit të turistëve kosovar drejt Shqipërisë.
“Ndoshta jo, ndoshta shkojmë vitin tjetër në Durrës, pasi janë çmimet atje më të ulëta pak se këtu e pak më mirë edhe atje.”
“Në atë moment që të rregullohet rruga, të çelet tuneli s’ka me mi pa sytë …Ulqini.”
Kësaj vere në Ulqin kanë pushuar rreth 80 mijë turist kosovar ose rreth 30% më pak se vitin e shkuar, ndërkaq në bregdetin e Velipojës gjatë këtij sezoni krahasuar me vitin e kaluar mendohet të kenë pushuar rreth 40% më shuam turistë nga Kosova dhe Maqedonia./tvklan.al
Gazetar: Simon Shkreli