Kur puthja vonon, atëherë duhet ta rrëmbesh! Strategji që doli me sukses për Jonny-n, i cili ishte në një takim këtë javë me Sellmën, një prej konkurrenteve për të cilën fronisti ka interes që ta njohë më shumë.

Jonny dhe Kristi kishin disa javë pa dalë në një takim me njëri-tjetrin dhe këtë herë e shfrytëzuan për t’u sqaruar.

Për Jonny-n, ka ardhur një moment që nuk e di se si është në lidhje me konkurrenten, ndërsa kjo e fundit i tha se aty brenda, pavarësisht takimeve të tjera, atij nuk i ka rrahur zemra siç i ka rrahur me të.

Jonny: Erdhi koha sikur nuk e di as për veten time si jam në lidhje me ty, fare. Nuk e di, nuk e kam idenë fare.

Sellma: Unë jam stepur. Jam disa hapa mbrapa nga ndodhitë që kanë ndodhur. Nuk e kam te puthja se aty është bërë si mirëmëngjes. Nuk besoj se të ka rrahur zemra siç të ka rrahur me mua.

Jonny nuk e mohoi që është i tërhequr pas Sellmës, por nga ana tjetër ka frikë pjesën misterioze të konkurrentes.

Jonny: Nga një anë jam shumë i tërhequr pas teje, kam shumë qejf të jem me ty, nga një anë s’di fare, a funksionon kjo se më dukesh misterioze. Pas 4 muajsh duhet ta japësh diçka, duhet të jesh gati ta japësh pak veten, mos të bësh gjithë kohës si e vështirë.

Pas kësaj Sellma i bëri disa pyetje Jonny-t për jetën e tij personale, ndërsa në fund gjithçka u mbyll me disa puthje mes të dyve në bilardo!

Sellma: Si e shikon veten pas programit?

Jonny: Jam gati për një diçka të vërtetë, por prapë e kam të vështirë të lidhem me njeri dhe t’ia jap veten dikujt.

Sellma: Si ka qenë fëmijëria jote?

Jonny: Nuk ka qenë e lehtë. Ka rrëshqitur shumë shpejt në jetën time kjo pjesa, ngaqë mami im punonte gjithë ditën dhe nuk kishte mundësi tjetër, kisha dhe një motër të vogël dhe më ngeli mua.

Sellma: Kush është dhurata më e bukur që ke marrë?

Jonny: Ku kam shkuar me babin tim nga Athina në Mykonos!

Sellma: Si e mban mend ti babin tënd?

Jonny: Do e lemë muhabetin për babin tim, aq. Po më vjen shumë mirë që po më bën pyetje të tilla./tvklan.al