Jonny kishte vendosur të ftonte Edën në takim, por në moment të fundit i ka kërkuar asaj falje në spektaklin e të hënës dhe ka zgjedhur përsëri Sellmën. Sipas tij ai duhet të rregullonte diçka që i ka mbetur peng, por e theksoi edhe në spektakël se ishte i bindur për Edën.
Një prej të preferuarave të tij, Romina ka komentuar zgjedhjen e fronistit në spektaklin e të hënës dhe se sipas saj nuk ka asnjë rrezik nga të dyja vajzat ose Jonny po luan.
Romina: Nuk e konsideroj fare, është jashtë loje komplet. Po i kthehemi historisë pas kur isha unë dhe Anxhi, siç doli Anxhi jashtë loje ashtu e shoh edhe Sellmën. Thjesht Sellma është për të plotësuar trekëndëshin.
Sellma: Romina ka mendimin e vetë do e shohim në vijim… /tvklan.al