Sellma ka pranuar gjatë emisionit “Love Story Talk” se nuk ka dashur që t’ia hapë krahët direkt Jonny-t pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur. Konkurrentja ka thënë se ka qenë shumë e vërtetë në takimet me fronistin.

“Unë nuk e largova Jonny-n, madje e lashë që Jonny të më përqafonte. Thjesht pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur, nuk dua që Jonny-t t’i hap krahët direkt. E kam pritur këtu, kam qenë shumë këmbëngulëse. Zhaku ka mendimin e saj, por nuk do të thotë që ka të drejtë plotësisht. Ndoshta gabimi është që unë kam qenë shumë e vërtetë dhe kur je shumë e vërtetë mund të dukesh sikur nuk e ke qejf Jonny-n ose ku di unë, sikur jam e ftohtë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë sa i përket opinionit të Zhaklinë Lekatarit se konkurrentja nuk ka ndonjë ndjenjë të fortë ndaj Jonnyt, Sellma u përgjigj duke thënë: Ndjenjë të fortë unë nuk kam, ne nuk jemi të dashuruar, por pëlqim dhe interes unë kam. Gjithmonë e kam treguar interesin për Jonny-n./tvklan.al