Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një video-telefonatë me Presidentin kinez Xi Jinping në të cilën ai propozoi zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të tyre strategjik pasi Donald Trump u betua si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Duke folur nga rezidenca e tij në Novo-Ogarevo, Putini përshëndeti Xi Jinping dhe iu drejtua atij si miku i tij i dashur.

“Unë pajtohem me ju se bashkëpunimi midis Moskës dhe Pekinit bazohet në një bashkësi të gjerë të interesave kombëtare dhe një konvergjencë të pikëpamjeve se cilat duhet të jenë marrëdhëniet midis fuqive të mëdha”, Vladimir Putin.

Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet pa kufij në Shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin, disa ditë para se të dërgonte dhjetëra trupa në Ukrainë.

Xi Jinping gjithashtu iu drejtua Putinit si “miku i tij i dashur” dhe tha se marrëdhëniet po rriteshin dhe se shpresonte se lidhjet mes dy vendeve do të arrinin nivele të reja.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka premtuar të jetë i ashpër ndaj Kinës dhe së shpejti do të flasë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Klan News